Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 28 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur aktakuza njëqindedyzetenëntë (149) kundër njëqindeshtatëdhjetenjë (171) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit ose masave tjera për njëmbëdhjetë (11) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër shtatëdhjetekatër (74) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe pranë Gjykatës kompetente është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për dy (2) persona.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6 ) aktakuza ndaj gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.


Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetenentë (29) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

60-74

5

2-5

/

/

Prizren

16-16

/

1-2

/

/

Pejë

6-6

2

/

/

/

Gjilan

12-14

1

2-2

/

/

Gjakovë

8-8

3

/

/

/

Mitrovicë

26-29

/

1-1

/

 

Ferizaj

21-24

/

1-1

/

/

Totali

149-171

11

7-11

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, tre (3) persona, në tri raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprat penale “Shtytja në vetëvrasje”, “Manipulimi me prova”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, për veprën penale “Trafikimi me njerëz”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër shtatëdhjetekatër (74) personave për vepra të ndryshme penale.
Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Sulmi”
Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për veprën penale “Vjedhja”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkelja e detyrimeve familjare”
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lirimi i kundërligjshëm i personave të privuar nga liria”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”
Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj dy (2) personave të dyshuar, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza për gjashtëmbëdhjetë (16) persona, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar për vepër penale "Dhunë në Familje", një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale "Shpërdorim i pasurisë së huaj"". Të dyshuarit janë ndaluar me aktvendim të prokurorit të shtetit për 48 orë.

Aktakuzat:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”
Një aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i pronës se paluajtshme”


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’.
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, ndaj një (1) personi të dyshuar, për veprën penale ‘’Kanosja’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.
Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur këto aktakuza:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropre ose analoge’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, dhe një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Sulm ndaj personit zyrtar”.


Aktakuzat
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale”Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1)kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) perosoni të pandehur për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Pergjithshem ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundërnjëzetenëntë (29) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”;
Dy (2) aktakuza kundër (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) persona për veprën penale “Vozitje në gjendje të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosje”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e sherbimeve komunale”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera)
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kasnosje” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje” .



Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) persoanve për veprën penale “ Sulmi”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.


Shkarko raportin 24 orësh