Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 27 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindenjëzet (120) aktakuza kundër njëqindepesëdhjetegjashtë (156) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzetetre (23) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të pandehuri për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej tridhjetenjë (31) aktakuza ndaj tridhjetekatër (34) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një të pandehuri për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëzetedy (22) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprën penale “Grabitje në tentativë” dhe Lëndim i lehtë trupor”. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

21 – 26

8

2 – 2

/

/

Prizren

18 – 22

2

/

/

/

Pejë

31 – 34

7

1 – 1

/

/

Gjilan

10 – 22

1

/

/

/

Gjakovë

2 – 2

2

1 – 1

/

/

Mitrovicë

26 – 36

/

/

/

/

Ferizaj

12 – 14

3

/

/

/

Totali

120 – 156

23

4 – 4

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.
Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Shtytja në vetëvrasje”, “Manipulimi me prova”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Deklarimet e rreme”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja e kandidatit”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.


 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave për vepra të ndryshme penale.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Grabitja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalime e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Tre (3) të dyshuar janë ndaluar për vepër penale "Lëndim i lehtë trupor", një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Kanosje”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale "Shpërdorim i pasurisë së huaj", një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”, dhe një (1) i dyshuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve" .

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të pandehuri për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej tridhjetenjë (31) aktakuza ndaj tridhjetekatër (34) personave për vepra të ndryshme penale.
Tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) të pandehurve për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri për veprën penale “Kanosje”
Dy (2) aktakuzë kundër tre (3) të pandehuri për veprën penale “Mbajtja në pronësi e armëve”
Një (1) aktakuzë kundër tre (2) të pandehurve për veprën penale “Vjedhje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri për veprën penale “Vjedhje pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri për veprën penale “Sulmi”
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) të pandehurve për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) të pandehurve për veprën penale “Dhunë në familje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri për veprën penale “Mbajtja në pronësi e armëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri për veprën penale “Uzurpimi i pronës së paluajtshme”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se përmes telefonit ka kanosur drejtorin e OJQ ‘’Avonet’’. Me aktvendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për veprën penale ‘’Kanosja’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëzetedy (22) personave.
Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprat penale ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprat penale ‘’Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’’ dhe ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Grabitje në tentativë” si dhe “Lëndim i lehtë trupor”, ndërkaq një (1) person është ndaluar për veprën penale “Kanosje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprën penale “Grabitje në tentativë” dhe Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Kjo prokurori ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprat penale si në vijim;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:
Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Vrasje në tentativë“;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikim i parave“.
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër tridhjete (30) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personi për veprën penale “Vjedhje“;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“;
Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve“;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit“.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre (3) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.


Shkarko raportin 24 orësh