Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 26 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetenëntë (99) aktakuza kundër njëqindenjëzeteshtatë (127) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, për veprën penale “Krim i organizuar”. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet e tetë (28) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej nëntë (9) aktakuza ndaj njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

3 – 3

/

1 – 1

/

/

Prishtinë

22 – 28

4

/

/

/

Prizren

18 – 28

/

/

/

/

Pejë

9 – 11

5

/

/

/

Gjilan

9 – 15

/

/

/

/

Gjakovë

3 – 3

2

1 – 1

/

/

Mitrovicë

29 – 29

/

1 – 2

/

/

Ferizaj

6 – 10

1

/

/

/

Totali

99 – 127

12

3 – 4

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, për veprën penale “Krim i organizuar”.


Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist”.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Kanosja”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Grabitja”
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Manipulimi me prova”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet e tetë (28) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Ngacmimi”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajta në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalime e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar për vepër penale "Lëndim i lehtë trupor", një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Sulmi seksual”, një i dyshuar është ndaluar për veprën penale “"Ndihma në kryerjen e veprës penale mashtrimi", një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Kanosje”, dhe një (1) i dyshuar për veprën penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve" . Të dyshuarit janë ndaluar me aktvendim të prokurorit të shtetit për 48 orë.

Aktakuzat:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) të pandehurve për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) të pandehurve për veprën “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri për veprën “Kanosje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri për veprën “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) të pandehurve për veprën “Dhunë në familje”


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.
Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprën penale ‘’Prezantimi i rremë si person zyrtar’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”, dhe një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Rrezikim i trafikut publik”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim te paautorizuar te armëve”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“.
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje“;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje“;
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale“;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Përdorim i armës“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tregti e ndaluar“;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës “.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.


Shkarko raportin 24 orësh