Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 30 tetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqind e pesëdhjetë e dy (152) aktakuza kundër njëqind e shtatëdhjetë (170) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit është realizuar bastisje në katër lokacione në Gjilan, dhe në Kamenicë, për shkak të dyshimit se në ato lokacione ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër gjashtëdhjetenëntë (69) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej njëzetetetë (28) aktakuza ndaj tridhjetë (30) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave dhe një kërkesë për bastisje, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, në Departamentin e Përgjithshëm janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar në dy (2) raste të ndara. Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

60 – 69

5

2 – 3

/

/

Prizren

11 – 13

1

2 – 2

/

/

Pejë

28 – 30

1

/

/

/

Gjilan

3 – 3

6

1 – 2

/

/

Gjakovë

7 – 7

2

2 – 2

/

/

Mitrovicë

27 – 27

/

/

/

/

Ferizaj

16 – 21

4

/

/

/

Totali

152 – 170

19

7 – 9

/

/


 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Lëndimi trupor” dhe “Dhuna në familje”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër gjashtëdhjetenëntë (69) personave për vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Kanosja”
Shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Dhuna në familje”
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Sulmi”
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Tregtia e ndaluar”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shantazhi”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm është ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe në rastin tjetër për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.

Aktakuzat:
Pesëmbëdhjetë (15) aktakuza ndaj pesëmbëdhjetë (15) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”
Tri (3) aktakuza ndaj tre (3) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”
Dy (2) aktakuza ndaj (3) personave për veprën penale “Kanosje”
Dy (2) aktakuza ndaj tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personit për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare”
Dy (2) aktakuza ndaj dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Sulmi”
Dy (2) aktakuza ndaj dy (2) personave për veprën penale “Dhunë në familje”.


 


Prokuroria Themelore Gjilan



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, në dy raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Në njërin rast, dy persona janë ndaluar me dyshimin se në Gjilan, tek ish objekti i OSBE-së, në vazhdimësi kanë vjedhur gjësende të rrymës, shifra hekuri dhe radiatorë të vogël, të cilat më pas i kanë shitur në hekurishte. Me aktvendim të prokurorit të njëjtit janë ndaluar për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.
Ndërsa, në rastin tjetër, pas kërkesës së prokurorit të shtetit, është realizuar bastisje në Gjilan dhe Kamenicë, me ç’rast si rezultat i bastisjes janë ndaluar katër persona, me dyshimin e veprës penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, me dyshimin e veprës penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.

Kërkesat për bastisje:
Me kërkesë të Prokurorit të Shtetit është realizuar bastisje në katër lokacione në Gjilan, dhe në Kamenicë, për shkak të dyshimit se në ato lokacione ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit. Si rezultat i kësaj bastisje janë ndaluar katër (4) persona, për 48 orë.

Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”, si dhe, një (1) person është ndaluar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar në dy (2) raste të ndara. Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Sulm ndaj personit zyrtar”, po ashtu, një (1) kërkesë kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:
Departamenti i Krimeve të Rënda:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “ Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “ Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Sulmi”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë



Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) persona për veprën penale “Vjellje pylli”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi ilegal”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”
Katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprën penale “Vjellja e shërbimeve komunale”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengim i personit zyrtar”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, katër (4) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.



 


Shkarko raportin 24 orësh