Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 31 tetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetë e gjashtë (96) aktakuza kundër njëqind e nëntë (109) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe si dhe ka sekuestruar: Një veturë WV Picup; një motor sharrë e markës HUSQVARNA; çelësat e automjetit, dhe masës drusore e llojit Ahu.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Është gjetur një trup i pajetë në Gllogoc. Prokurori kujdestar ka lëshuar urdhëresë për obduksion për dërgimin e trupit të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër pesëdhjetetre (53) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej katërmbëdhjetë (14) aktakuza ndaj katërmbëdhjetë (14) personave, si dhe ka sekuestruar: Një veturë ËV Picup; një motor sharrë e markës HUSQVARNA; çelësat e automjetit, dhe
masës drusore e llojit Ahu.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, dy (2) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj katër (4) personave dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

43 – 53

4

/

/

/

Prizren

6 – 6

1

/

/

/

Pejë

14 – 14

5

1 – 1

/

1

Gjilan

5 – 5

1

3 - 5

/

/

Gjakovë

13 – 16

1

/

/

/

Mitrovicë

3 – 3

/

/

/

/

Ferizaj

12 – 12

/

/

/

/

Totali

96 – 109

12

4 – 6

/

1

 


 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, në dy raste ndaras, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër pesëdhjetetre (53) personave për vepra të ndryshme penale.
Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (6) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndryshimi i njehsorit në shërbime”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Trafikimi me njerëz”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Grabitja”
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, “Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”, “Shtytja në ndërprerjen e palejuar e shtatzënësisë” dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Raste tjera me interes për publikun:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Gllogoc, është gjetur një trup i pajetë, prokurori kujdestar ka lëshuar urdhëresë për autopsi për trupin e pajetë.


 


Prokuroria Themelore Prizren



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm është ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.

 


Prokuroria Themelore Pejë



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar”, një (1) i dyshuar tjetër është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”, kurse dy (2) të dyshuar janë ndaluar për veprën penale “Kanosje”, kurse një (1) i dyshuar për veprën penale “Vetëgjyqësi”. Pesë (5) të dyshuarit janë në ndalim 48 orësh me aktvendim të prokurorit të shtetit.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Po ashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Dhunë në familje”

Sekuestrimet e përkohshme:
Një veturë WV Picup
Një motor sharrë e markës HUSQVARNA
Çelësat e automjetit
Dhe masës drusore e llojit Ahu.

Aktakuzat:
Tetë (8) aktakuza ndaj tetë (8) personave për veprën penale “Dhunë në familje”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personit për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë se paluajtshme”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Deklarim i rrejshëm”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”

 


Prokuroria Themelore Gjilan



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se në Gjilan ka kryer veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprës penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj katër (4) personave për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur këto aktakuza:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve substancave, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për këto vepra penale:
Departamenti i Krimeve të Rënda:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Grabitje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Departamenti i Përgjithshëm:
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “ Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “ Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “ Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë



Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe falsifikim i dokumentit zyrtarë”


 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Deklarimet e rreme”.



 


Shkarko raportin 24 orësh