Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 2 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit kanë ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”. Po ashtu, kjo prokurori gjatë ditës se premte ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza ndaj njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, në tre raste të ndara, si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

7 – 11

8

/

/

/

Prizren

3 – 5

/

4 – 4

/

/

Pejë

11 – 11

/

1 – 1

/

/

Gjilan

6 – 7

/

1 – 1

/

/

Gjakovë

/

7

1 – 1

/

/

Mitrovicë

4 – 6

/

/

/

/

Ferizaj

4 – 4

/

/

/

/

Totali

35 - 44

15

7 – 7

/

/

 

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për katër (4) persona në katër raste të ndara.
Në rastin e parë, një (1) kërkesë për një (1) person është paraqitur për veprën penale “Kanosje” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.
Në rastin e dytë, një (1) kërkesë është paraqitur për një (1) person për veprat penale “Sulmi”, “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Si dhe, dy kërkesa janë paraqitur ndaj dy (2) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Kërkesë për caktimin e paraburgimit:
Gjatë 24 orëve të fundit, kjo prokurori ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një të pandehuri për veprën penale “Vjedhje”.

Aktakuzat:
Dy (2) aktakuza ndaj dy (2) personave për veprën penale “Dhunë në familje”
Dy (2) aktakuza ndaj dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësi”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Armëmbajtje paleje”.
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”
Një (1) aktakuzë ndaj dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Ndërtim paleje”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Degradimi i integritetit seksual”

 


Prokuroria Themelore Gjilan



Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’.

Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale::
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, në tre raste të ndara. Departamenti për të mitur, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, si dhe, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar, katër (4) persona të dyshuar, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor” dhe dy (2) persona të tjerë për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë -Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Dhunimi”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasje në tentativë“;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare“;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar“;
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje“.


 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.


 


Shkarko raportin 24 orësh