Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 3 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë pesë (5) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë katër (4) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për pesë (5) persona.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë ditës se shtunë, janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, në njërin rast është bërë për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa në rastin tjetër për veprën penale “ Dhunë në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti për të Mitur, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.


Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona për veprat penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit“ dhe “Asgjësimi i dokumenteve të votimit“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person për veprat penale “Dhunë në familje“ dhe “Lëndim i lehtë trupor“.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

/

1

4 – 5

/

/

Prizren

/

/

/

/

/

Pejë

/

3

2 – 2

/

/

Gjilan

/

/

/

/

/

Gjakovë

/

/

1 – 1

/

/

Mitrovicë

/

/

1 – 4

/

/

Ferizaj

/

1

1 – 1

/

/

Totali

/

5

9 - 13

/

/


 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalime e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” me pasoja fatale është ndaluar për 48 orë, një (1) i dyshuar tjetër është ndaluar 48 me aktvendim të prokurorit të shtetit për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa një (1) i mitur është ndaluar me aktvendim të prokurorit të shtetit për 24 orë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Gjatë ditës se shtunë, janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit, në njërin rast është bërë për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa në rastin tjetër për veprën penale “ Dhunë në familje”.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë - Departamenti për të Mitur, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona për veprat penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit“ dhe “Asgjësimi i dokumenteve të votimit“.
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person për veprat penale “Dhunë në familje“ dhe “Lëndim i lehtë trupor“.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja” .


 


Shkarko raportin 24 orësh