Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 5 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër pesëdhjetepesë (55) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Me kërkesë të Prokurorisë së Pejës gjatë bastisjes së shtëpisë së një të dyshuari janë konfiskuar tri armë zjarri, dhe i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në ndalim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me kërkesë të Prokurorisë së Pejës gjatë bastisjes së shtëpisë së një të dyshuari janë konfiskuar tri armë zjarri, dhe i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në ndalim. Po ashtu, kjo prokurori gjatë ditës se premte ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza ndaj tetëmbëdhjetë (18) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, po ashtu, Departamenti për të Mitur, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi. Gjithashtu, kjo prokurori, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

4 – 5

5

3 – 3

/

/

Prizren

11 – 17

/

/

/

/

Pejë

15 – 18

4

/

/

1

Gjilan

/

/

/

/

/

Gjakovë

1 – 1

3

1 – 1

/

/

Mitrovicë

6 – 7

1

/

/

/

Ferizaj

6 – 7 

/

/

/

/

Totali

43 – 55

13

4 – 4 

/

1

 



Prokuroria Themelore Prishtinë



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar tre (3) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Shantazhi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve te përfituara me kryerjen e veprës penale”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, dhe i njëjtit është dërguar në ndalim 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit. Një (1) i dyshuar tjetër është ndaluar për veprën penale “Vjedhje e rendë” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”, kurse një (1) i dyshuar tjetër për veprën penale “Vjedhje”.

Sekuestrimet e përkohshme:
Me kërkesë të Prokurorisë së Pejës gjatë bastisjes së shtëpisë së një të dyshuari janë konfiskuar tri armë zjarri.

Aktakuzat:
Dy (2) aktakuza ndaj tre (3) personave për veprën penale “Dhunë në familje”
Tri (3) aktakuza ndaj tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”
Tri (3) aktakuza ndaj tre (3) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i nartkotikëve”.
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”
Një (1) aktakuzë ndaj dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë se huaj”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”
Një (1) aktakuzë ndaj dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe, një (1) person është ndaluar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “ Lëndim i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë - Departamenti për të Mitur, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi ,për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, në lidhje me veprën penale “ Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“.

Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë“;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve“;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli” ,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.

 


Shkarko raportin 24 orësh