Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 7 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrime të nxehësit e nxehmjeve, dhe të një (1) veture për shkak të veprave penale “Kontrabandë“ dhe “Falsifikim i dokumentit“.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre (3) persona në tri raste të ndara, si dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë. Po ashtu, kjo prokurori gjatë ditës se premte ka ngritur tetë (8 ) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person për shkak të veprave penale “Kanosje“, “Përdorim i armës“ dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrime të nxehësit e nxehmjeve, dhe të një (1) veture për shkak të veprave penale “Kontrabandë“ dhe “Falsifikim i dokumentit“. Po ashtu, brenda 24 orëve të fundit Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

10 – 10

2

2 – 2 

/

/

Prizren

5 – 7 

3

3 – 3

/

/

Pejë

8 – 9

6

/

/

/

Gjilan

3 – 4

1

1 – 1

/

/

Gjakovë

/

1

/

/

/

Mitrovicë

11 – 11

/

1 – 1

/

1

Ferizaj

1 – 1

2

/

/

/

Totali

38 - 42

15

7 – 7

/

1


 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Tregti e ndaluar”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm janë ndaluar tre (3) persona në tri raste të ndara.
Një (1) person është ndaluar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.
Një (1) person është ndaluar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, dhe
Një (1) person është ndaluar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për dy (2) persona në dy raste të ndara.
Në rastin e parë, një (1) kërkesë për një (1) person është paraqitur për veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.
Në rastin e dytë, një (1) kërkesë është paraqitur për një (1) person për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjtihshëm janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
 


Prokuroria Themelore Pejë



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar gjithsej gjashtë (6) persona të dyshuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pyllit”
Një (1) aktakuzë ndaj dy (2) personave për veprën penale “Armëmbajtje paleje”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Sulm”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Posedimi i narkotikëve”
Një (1) aktakuzë ndaj dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se në Kamenicë ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, lidhur me veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person për shkak të veprave penale “Kanosje“, “Përdorim i armës“ dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“.

Sekuestrimet e përkohshme:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrime të nxehësit e nxehmjeve për shkak të veprës penale “Kontrabandë“. Po ashtu Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një (1) veture për shkak të veprës penale “Falsifikim i dokumentit“.

Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale“;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge “;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik“.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


 


Shkarko raportin 24 orësh