Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 9 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjeteshtatë (67) aktakuza kundër shtatëdhjetenjë (71) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dymbëdhjetë (12) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një (1) telefoni dhe një (1) veture, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tetë (8) persona. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës së premte, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, i njëjti me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim. Po ashtu, gjatë ditës së premte kjo prokurori ka ngritur nëntë (9) aktakuza ndaj nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

10 – 10

8

2 – 2 

/

/

Prizren

6 – 8 

4

7 – 8

/

/

Pejë

9 – 9

1

/

/

/

Gjilan

10-12

/

1 – 1

/

/

Gjakovë

/

/

/

/

/

Mitrovicë

28 – 28

/

/

/

/

Ferizaj

4 - 4

6

1-1

/

1

Totali

67-71

 19

11-12

/

1



 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, si dhe tre (3) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Grabitja e armatosur”.


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lejimi i njehsorëve të ndryshuar të shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Tregtia e ndaluar”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar katër (4) persona në katër raste të ndara. Dy (2) persona, në dy raste të ndara, janë ndaluar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, një (1) person është ndaluar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Lëndimi i rëndë trupor”, si dhe një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren, pranë Gjykatës kompetente janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tetë (8) persona, për rastet si në vijim:
Departamenti për të Mitur, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimi të bazuar se i njëjti ndaj një të mituri ka kryer veprën penale “Intoksikimi i personit tjetër me narkotikë ose substanca psikotrope”.
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për shtatë (7) persona. Dy (2) kërkesa për tre (3) persona në tri raste të ndara janë paraqitur për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”. Tri (3) kërkesa në tri raste të ndara janë paraqitur për tre (3) persona për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, si dhe një (1) kërkesë për një (1) person, është paraqitur për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.
Në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Pejë



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës së premte, është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, i njëjti me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Pejë, janë ngritur nëntë (9) aktakuza ndaj nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Ndërtim paleje”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Armëmbajtje paleje”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”
Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Kanosje” .
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur “;
Pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, gjashtë (6) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar katër (4) persona. Tre (3) persona janë ndaluar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe një (1) person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale “sipas KPRK-së.
Gjithashtu, një (1) person është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje pylli”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person të mitur, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” sipas KPRK-së.


Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë (1) për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.


Sekuestrimet:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim për shkak të dyshimit të veprës penale “Vjedhje e rëndë”, ku me ç ‘rast janë sekuestruar:
Një (1) veturë dhe
Një (1) telefon.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


 


Shkarko raportin 24 orësh