Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 10 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtëmbëdhjetë (16) persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar.
Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona.
Ndërsa, rreth orës 17:15, në fshatin Hoçë e Qytetit/Prizren, si pasojë e rënies nga ballkoni i shtëpisë së saj, ka pësuar vdekje viktima Z.K. Sipas familjarëve, viktima në fjalë, ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të shtëpisë, duke rënë në një pjesë të betonuar dhe nga lëndimet e shkaktuara ka ndërruar jetë. Me urdhëresë të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) të pandehurve për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar“.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndalaur (1) person të dyshuar dhe ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

/

4

3-6

/

/

Prizren

/

2

2-2

/

/

Pejë

/

6

1-2

/

/

Gjilan

         /

1

/

/

/

Gjakovë

        /        

/

/

/

/

Mitrovicë

/

1

/

/

/

Ferizaj

/

/

3-6

/

 

Totali

         /

14

9-16

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, si dhe dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi trupor”.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Përgjtihshëm, është ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për të Mitur, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person, me dyshimin e bazuar se i njëjti ndaj një të miture ka kryer veprën penale “Dhunimi” sipas KPRK-së.
Ndërsa, nga Departamentin e Përgjithshëm është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Raste tjera me interes për publikun:
Me datë 09.11.2019, rreth orës 17:15, në fshatin Hoçë e Qytetit/Prizren, si pasojë e rënies nga ballkoni i shtëpisë së saj, ka pësuar vdekje viktima Z.K. Sipas familjarëve, viktima në fjalë, ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të shtëpisë, duke rënë në një pjesë të betonuar dhe nga lëndimet e shkaktuara ka ndërruar jetë. Rreth orës 17:35, viktima ishte dërguar në Qendrën Emergjente në spitalin rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, pa shenja jete.
Me urdhëresë të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.


 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale . Një (1) i dyshuar është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Kanosje” me pasoja fatale, një (1) i dyshuar tjetër është ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa dy (2) të dyshuar janë ndaluar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, si dhe dy (2) persona tjerë janë ndaluar për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera)
Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) të pandehurve për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.


 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se në fshatin Stanishor, ka shkaktuar aksident me fatalitet, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari me aktvendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar“.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera)
Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) person të pandehur, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave të pandehur për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë” dhe veprës penale ““Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të mitur për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.



Rastet tjera me interes me publikun

Të shtunën, në fshatin Muzeqinë, ka ndodhur një aksident me fatalitet, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person. Gjithashtu, lidhur me këtë rast, të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


 


Shkarko raportin 24 orësh