Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 11 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për nëntë (9) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar më kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar për 48 orë për shkak të veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndim i rëndë trupor”. Gjithashtu, është ndaluar për 48 orë edhe një (1) person i dyshuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Po ashtu, nga kjo Prokurori është paraqitur pranë Gjyaktës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Vjedhje e rëndë”.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar“.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

/

1

 1 - 1

/

/

Prizren

/

2

          1 - 2

/

/

Pejë

         /

2

  1 - 1

/

/

Gjilan

         /

/

  1 - 1

/

/

Gjakovë

          /

4

          1 - 3

/

/

Mitrovicë

/

/

          1 - 1

/

/

Ferizaj

         /

/

/

/

/

Totali

/

9

        6 - 9

/

/


 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, (shtetas nga Republika e Shqipërisë) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për dy (2) persona të dyshuar (shtetas të Republikës së Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë, një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Dhuna në familje” si një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.sipas KPRK-së,

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Tre (3) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Vjedhje e rëndë”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave ,për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Vjedhje e rëndë”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar“.

 


Shkarko raportin 24 orësh