Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 12 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetekatër (64) aktakuza kundër shtatëdhjetekatër (74) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.

Prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrim të një telefoni celular Iphone
Para në shumë prej 306.60 €uro dhe atë si ne vijim:
- Kartëmonedhe 3x50.00 €uro
- Kartëmonedhe 5x20.00 €uro
- Kartëmonedhe 1x10.00 €uro
- Kartëmonedhe 8x5.00 €uro
- Monedhe metalike 1x2.00 €uro
- Monedhe metalike 4x1.00 €uro
- Monedhe metalike 1x0.50. €uro
- Monedhe metalike 1x0.10. €uro
- Dy peshore elektronike;
- Monedha metalike në shumën e përgjithshme prej 11.10 Euro;
- Telefon samsung
Para në shumë prej 340.00 €uro dhe atë si ne vijim:
- Kartëmonedhe 1x 50.00 €uro
- Kartëmonedhe 9 x20.00 €uro
- Kartëmonedhe 8 x10.00 €uro
- Kartëmonedhe 6 x 5.00 €uro
- Një telefon celular I-phone

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori gjatë ditës së hënë ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza ndaj nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale. Kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin e disa mjeteve të cilat dyshohen se janë përdorur dhe përfituar nga vepra penale “Blerja, shitja, posedimi i paautorizuar i narkotikëve”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe kjo prokurori ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

8 – 8

3

/

/

/

Prizren

7 – 7

2

/

/

/

Pejë

16 – 19

5

/

/

1

Gjilan

4 – 7

3

1 – 1

/

/

Gjakovë

3 – 3

1

/

/

/

Mitrovicë

16 – 16

/

/

/

/

Ferizaj

10 – 14

1

/

/

/

Totali

64 - 74

15

1 – 1

/

1

 

 

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ëshhtë ndaluar për 48 orë një (1) person i dyshuar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhunimi” sipas KPRK-së.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë një (1) person, shtetas irakian, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Tre (3) të dyshuar janë ndaluar për shkak të veprës penale “Armëmbajtje paleje”, të cilëve gjatë bastisjeve në shtëpitë e tyre u janë konfiskuar armë të ndryshme. Gjithashtu, janë ndaluar edhe dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”. Pesë (5) të ndaluarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Aktakuzat:
Pesë (5) aktakuza ndaj pesë (5) të pandehurve për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”
Dy (2) aktakuza ndaj dy (2) të pandehurve për veprën penale “Armëmbajtje paleje”
Aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Heqja e vulave zyrtare”
Aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Aktakuzë ndaj dy (2) të pandehurve për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”
Aktakuzë ndaj dy (2) të pandehurve për veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë penal”
Aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Ndotja degradimi”
Aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes se rreme”
Aktakuzë ndaj dy (2) të pandehurve për veprën penale “Vjedhje”
Aktakuzë ndaj dy (2) të pandehurve për veprën penale “ Marrja në posedim e pasurisë se paluajtshme”



Sekuestrimet e përkohshme:
Një telefon celular Iphone
Para në shumë prej 306.60 €uro dhe atë si ne vijim
- Kartëmonedhe 3x50.00 €uro
- Kartëmonedhe 5x20.00 €uro
- Kartëmonedhe 1x10.00 €uro
- Kartëmonedhe 8x5.00 €uro
- Monedhe metalike 1x2.00 €uro
- Monedhe metalike 4x1.00 €uro
- Monedhe metalike 1x0.50. €uro
- Monedhe metalike 1x0.10. €uro
- Dy peshore elektronike;
- Monedha metalike në shumën e përgjithshme prej 11.10 Euro;
- Telefon samsung
Para në shumë prej 340.00 €uro dhe atë si ne vijim:
- Kartëmonedhe 1x 50.00 €uro
- Kartëmonedhe 9 x20.00 €uro
- Kartëmonedhe 8 x10.00 €uro
- Kartëmonedhe 6 x 5.00 €uro
- Një telefon celular I-phone

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Në njërin rast, një person është ndaluar me dyshimin e veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, ndërsa në rastin tjetër dy persona janë ndaluar me dyshimin e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.
Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktkuza:
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale
“Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “ Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.
Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge “;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur “;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”.

 


Shkarko raportin 24 orësh