Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 13 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenjë (71) aktakuza kundër tetëdhjetenjë (81) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e arrestit shtëpiak ndaj pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i shtetit ka bërë edhe një (1) kërkesë për sekuestrim, me ç’rast janë sekuestruar:
• 771 fishekë të kalibrave të ndryshme,
• Një (1) karikator i pistoletës “ TT”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës,gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka bërë dy kërkesa për arrest shtëpiak ndaj dy të pandehurve në raste të ndara si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj dy (2) personave, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara. Po ashtu, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi , një (1) kërkesë për sekuestrim si dhe janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj,gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një personi.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet apo masat tjera/personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

1-1

/

/

Prishtinë

10-11

6

/

/

/

Prizren

3-3

1

1-1

/

/

Pejë

6-12

2

4-4

/

/

Gjilan

8-10

4

2-3

/

/

Gjakovë

2-2

4

1-1

/

1

Mitrovicë

41-42

/

/

/

/

Ferizaj

1-1

1

1-1

/

/

Totali

71-81

18

10-11

/

1


 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Fajdeja” nga neni 348 dhe veprën penale “ Pastrimi i parave” nga neni 308.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë një (1) person i dyshuar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person të dyshuar për shkak të dyshimi të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
 


Prokuroria Themelore Pejë



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar, një (1) person të dyshuar për shkak të veprës penale “Pengim i personit zyrtar”, ndërsa një (1) i dyshuar tjetër ëshë ndaluar për veprën penale “Pranimi i mallrave të vjedhur”. Dy të ndaluarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Aktakuzat:
Dy aktakuza ndaj dy (2) të pandehurve për veprën penale “ Rrezikimi i trafikut publik”
Aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Kanosje”
Aktakuzë ndaj tre (3) të pandehuri për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare”
Aktakuzë ndaj dy (2) të pandehurve për veprën penale “Sulmi”
Aktakuzë ndaj katër (4) të pandehurve për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë ditës së djeshme, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, njërin rast ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Armëmbajtje paleje”, ndërsa rastin tjetër ndaj një (1) të pandehuri për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.
Po ashtu, janë bërë edhe dy (2) kërkesa për arrest shtëpiak ndaj dy (2) të pandehurve në raste të ndara, për veprën penale “Kontrabandim i mallrave”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Në njërin rast, një person është ndaluar me dyshimin e veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Sulmi”, ndërsa, në rastin tjetër dy persona janë ndaluar me dyshimin e veprës penale “Kontrabandë me mallra”

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj dy (2) personave, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Sulmi”.

Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”, si dhe, dy (2) persona, në dy raste të ndara, janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Dhuna në familje”.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.



Sekuestrimet e përkohshme:

Me kërkesë të prokurorit për kontroll dhe bastisje, dhe me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, janë sekuestruar:

• 771 fishekë të kalibrave të ndryshme,
• Një (1) karikator i pistoletës “ TT”.



Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë



Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.
Dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik“;
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve“;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria“;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhunë në familje“;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje“;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge “;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave “.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera)
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .
 


Shkarko raportin 24 orësh