Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 15 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetegjashtë (66) aktakuza kundër tetëdhjetë (80) personave për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) automjeti për shkak të veprës penale “Falsifikim dokumenti“.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori gjatë ditës së djeshme ka ngritur shtatë (7) aktakuza ndaj njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprave penale “Shmangia nga tatimi “ dhe “Prodhimi i ndaluar“. Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) automjeti, për shkak të veprës penale “Falsifikim dokumenti“. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

13 – 13

5

3 – 3

/

/

Prizren

7 – 7 

/

/

/

/

Pejë

7 – 11

2

/

/

/

Gjilan

9 – 10

2

/

/

/

Gjakovë

3 – 3

1

/

/

/

Mitrovicë

20 – 21

2

/

/

1

Ferizaj

7 – 15

/

/

/

/

Totali

66 – 80

12

3 – 3

/

1


 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, si dhe dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”.
 


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”, ndërsa një (1) i dyshuar tjetër për veprën penale “Armëmbajtje paleje”. Të ndaluarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Aktakuzat:
Aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Shmangia nga tatimi”
Aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Kanosje”
Aktakuzë ndaj dy (2) të pandehurve për veprën penale “Vetëgjyqësi”
Aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”
Aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”
Aktakuzë ndaj katër (4) të pandehurve për veprën penale “Dhunë në familje”
Aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Armëmbajtje paleje”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, njërin për veprën penale ‘’Kanosja’’, ndërsa tjetrin për veprën penale ‘’Sulmi seksual’’.

Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Sulm ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale :
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Kanosje”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprave penale “Shmangia nga tatimi “ dhe “Prodhimi i ndaluar“.

Sekuestrimet e përkohshme:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) automjeti për shkak të veprës penale “Falsifikim dokumenti“.

Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve“;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrim“;
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje“;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria“.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Detyrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.
 


Shkarko raportin 24 orësh