Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 16 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza kundër nëntëdhjetetetë (98) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe është bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin“.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër katër personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës së premte ka ngritur katër (4) aktakuza ndaj nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin “. Po ashtu Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

1 – 4

/

/

/

/

Prishtinë

23 – 25

4

/

/

/

Prizren

14 – 22

1

/

/

/

Pejë

4 – 9

/

/

/

/

Gjilan

1 – 2

2

/

/

/

Gjakovë

9 – 13

/

/

/

/

Mitrovicë

17 – 18

/

1 – 1

/

/

Ferizaj

5 – 5

/

/

/

/

Totali

74 - 98

7

1 – 1

/

/



 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


 Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër katër personave për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe anologe” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të KPK-së, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPK-së.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Deklarimet e rreme”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave për vepra të ndryshme penale.
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vrasja”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një (1) person i dyshuar, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautoruziar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave për vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.
 


Prokuroria Themelore Pejë



Aktakuzat:
Aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare”
Aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”
Aktakuzë ndaj gjashtë (6) të pandehurve për veprën penale “Vjedhje”


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Në njërin rast një person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, ndërsa personi tjetër është ndaluar me dyshimin e veprës penale ‘’Grabitja’’.

Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për këto vepra penale :
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “ Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “ Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Vjedhje e rëndë”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin“.

Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Përvetësim në detyrë“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje“;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur “;
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm “;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria“.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj



Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.

 


Shkarko raportin 24 orësh