Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 17 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

/

5

1 – 1

/

/

Prizren

/

/

1 – 1

/

/

Pejë

/

1

/

/

/

Gjilan

/

/

2 – 2

/

/

Gjakovë

/

2

/

/

/

Mitrovicë

/

/

/

/

/

Ferizaj

/

1

/

/

/

Totali

/

9

4 – 4

/

/


 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi që të njëjtit dyshohen se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje”.
Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge “, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Shtrëngimi”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren, pranë Gjykatës Themelore në Prizren është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalime me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.

 


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave. Një kërkesë ndaj një personi për veprën penale ‘’Dhunimi’’ dhe një kërkesë ndaj një personi për veprën penale ‘’Grabitja’’.


 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ”Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ““Lëndim i lehtë trupor”” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 


Shkarko raportin 24 orësh