Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 18 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

/

3

1 – 1

/

/

Prizren

/

/

/

/

/

Pejë

/

4

/

/

/

Gjilan

/

1

/

/

/

Gjakovë

/

/

/

/

/

Mitrovicë

/

/

/

/

/

Ferizaj

/

/

/

/

/

Totali

/

8

1 – 1

/

/


 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor “, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) të dyshuar janë ndaluar për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Vjedhje”, një (1) dyshuar është ndaluar për veprat penale “Përdorimi i armës” dhe “Kanosje”. Të dyshuarit janë ndaluar me aktvendim të prokurorit të shtetit për 48 orë. 
 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’.
 


Shkarko raportin 24 orësh