Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 21 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetetetë (98) aktakuza kundër njëqindenjëzetedy (122) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin të këtyre seneve:
22 televizorë;
5 shtëpiza të kompjuterit;
6 kompjuterë
3 monitorë kompjuteri;
6 shtypëse tiketash;
2 telefona mobilë
Monedha metali në vlerë 59.40 €

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale., po ashtu ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza për (24) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Armëmbaje paleje”. Po ashtu, kjo prokurori gjatë ditës se djeshme ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej katërmbëdhjetë (14) aktakuza ndaj gjithsej njëzet (20) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një(1) person të dyshuar, si dhe , ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “ Vjedhja e shërbimeve”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, si dhe nga kjo prokurori është bërë një kërkesë për sekuestrim. Po ashtu, janë ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

2 – 6

/

/

/

/

Prishtinë

29 – 30

6

/

/

/

Prizren

12 – 24

/

/

/

/

Pejë

14 – 20

1

1 – 2

/

/

Gjilan

4 – 5

1

1 – 1

/

/

Gjakovë

3 - 3

1

1 – 1

/

/

Mitrovicë

23 – 23

/

1 – 6

/

1

Ferizaj

11 – 11

2

/

/

/

Totali

98 – 122

11

4 – 10

/

1



 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdimësi” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i për të Mitur , gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar: një (1) person për veprën penale “Kanosje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmim”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Sulm”, si dhe një (1) person për veprën penale “Vjedhje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave për vepra të ndryshme penale.
Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Sulmi”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunim”.
 


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza për njëzet e një (21) persona, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedim i paautorizuar I narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Ndërsa në Departamentin e Krimeve të Rënda, kemi një (1) aktakuzë të ngritura.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;
 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Armëmbaje paleje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Po ashtu, kjo prokurori gjatë ditës se djeshme ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”.

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprën penale “Zjarr vënie”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprën penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën “ Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprën penale “Vjedhje Pylli”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprën penale “Vjedhje Pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprën penale “Lëndim i Rëndë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën “Fajde”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprën penale “Vjedhje”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Vrasja në tentativë”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “ Kanosje me armë”.

Kërkesat për paraburgim apo masa të tjera:
Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale”.

Sekuestrimet e përkohshme:
Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin
22 televizorë;
5 shtëpiza të kompjuterit;
6 kompjuterë
3 monitorë kompjuteri;
6 shtypëse tiketash;
2 telefona mobilë
Monedha metali në vlerë 59.40 €

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi i substancave narkotike”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona të dyshuar në dy raste ndara. Një (1) person është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje” ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje ,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Një (1) person kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.
 


Shkarko raportin 24 orësh