Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 22 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetetetë (58) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një automjeti të tipit “SUZUKI VITARA”, rimorkio dhe çelësi i automjetit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza për pesë (5) persona për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar pesë (5) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjithsej gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një automjetit, rimorkios dhe çelësin e automjetit, të cilat dyshohen se janë përdorur në kryerjen e veprës penale. Gjatë ditës se enjte, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur gjithsej shtatë (7) aktakuza ndaj gjithsej shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale, “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, “ Shmangia nga tatimi “ , “ Mashtrimi”, dhe veprën penale “ Shantazhi”.

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

27 – 27

4

2 - 2

/

/

Prizren

4 – 5

5

/

/

/

Pejë

7 – 7

6

/

/

1

Gjilan

9 – 9

2

/

/

/

Gjakovë

1 – 2

/

/

/

/

Mitrovicë

8 - 8

/

/

/

/

Ferizaj

2 – 3

1

/

/

/

Totali

58 - 61

18

2 – 2

/

1



 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë, një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një (1) person për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmim”, një (1) person për veprën penale “Dhunë në familje”, një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”. Po ashtu është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ”Vjedhja”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Manipulimi me prova”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Deklarimet e rreme”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm,
Një (1) ndalim, kundër një (1) personi, për vepër penale “ Dhuna në familje “ nga neni 248 i KPK –së.
Një (1) ndalim, kundër tre (3) personave, për vepër penale “ Kanosja “ nga neni 181 i KPK –së.
Një (1) ndalim, kundër një (1) personi, për vepër penale “ Kanosja “ nga neni 181 i KPK –së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur katër (4) aktakuza për pesë (5) persona, për këto vepra penale:
Një (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;
Ndërsa në Departamentin e Krimeve të Rënda, nuk ka aktakuza të ngritura.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjithsej gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, dy (2) të dyshuar janë ndaluar për shkak të veprës penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me vepër penale”, dhe dy (2) të dyshuar janë ndaluar për veprën penale “Kanosje”.

Aktakuzat:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunë në familje”

Sekuestrime e përkohshme:
Një automjet e tipit “SUZUKI VITARA”, rimorkio dhe çelësi i automjetit.
 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me mallra”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.
Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi me mallra”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,
 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një(1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale, “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, “ Shmangia nga tatimi “ , “ Mashtrimi”, dhe veprën penale “ Shantazhi”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
 


Shkarko raportin 24 orësh