Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 24 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe ka bërë dhjetë (10) kërkesa për caktimin e paraburgimit të njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu kjo prokurori ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar.

Në Prokurorinë Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë tri (3) kërkesa caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesore pas kryerjes se veprës penale” . Të dyshuarit janë ndaluar me aktvendim të prokurorit të shtetit për 48 orë. Po ashtu, për të pandehurit, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit. Gjithashtu gjatë ditës se shtunë ka ndodhur një therje me thikë në Deçan nga një e mitur, ku të viktimës i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit të shtetit, e mitura është dërguar në trajtim psikiatrik.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 24 orësh orësh. Gjithashtu kjo prokurori ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Kanosje”.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person për shkak të veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës”.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

/

5

4 – 4

/

/

Prizren

/

2

3 – 4

/

/

Pejë

/

3

1 – 1

/

/

Gjilan

/

/

/

/

/

Gjakovë

/

1

1 – 1

/

/

Mitrovicë

/

1

1 – 1

/

/

Ferizaj

/

/

/

/

/

Totali

/

12

10 – 11

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë, një (1) person për veprën penale ”Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Shantazhi”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Sulmi”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren, është ndaluar një (1) person për vepër penale “ Dhuna në familje“, ndërkaq një person tjetër është ndaluar për veprën penale “Ngacmimi“

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë tri (3) kërkesa caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për shkak për veprën penale “Dhuna në familje“;
Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për shkak për veprën penale “Ngacmimi “ nga neni 182 i KPK –së.
Një (1) kërkesë kundër dy (2) për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalime e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesore pas kryerjes se veprës penale” . Të dyshuarit janë ndaluar me aktvendim të prokurorit të shtetit për 48 orë.

Kërkesat për caktimin e paraburgimet:
Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj tre (3) të pandehurve për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesore pas kryerjes se veprës penale”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 24 orësh orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Kanosje”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës”.
 


Shkarko raportin 24 orësh