Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 1 maj 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24  orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetetre (73) aktakuza kundër shtatëdhjetenëntë (79) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona dhe ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5)  personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në raste të ndara, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, si dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

32 – 33

7 – 9

/

10 – 10

1 – 1

5 – 5

18 – 21

73 – 79

Ndalimet

/

7

/

/

/

4

2

2

15

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

2 – 2

/

/

1 – 1

/

1 – 1

4 – 4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe tre (3) persona, në raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëri nga të dyshuarit ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”, ndërsa, i dyshuari tjetër ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Ndërtimi pa leje’’ dhe ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Zjarrvënia’’ dhe ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja”, një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, si dhe një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehte trupor (dhuna në familje)“ dhe rastin tjetër  “Sulmi ndaj personit zyrtar“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5)  personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2)  personave, për veprën penale “Sulmi“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Kanosja” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”. 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi- shtetas i Maqedonisë së Veriut, i kërkuar në bazë të një fletë arresti ndërkombëtarë të lëshuar nga Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave  për veprën penale “Vjedhja e pyllit”, 

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave  për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza  kundër dy (2) personave  për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave  për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza  kundër dy (2) personave  për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave  për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘Dhuna në familje”.


Shkarko raportin 24 orësh