Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 22 Prill 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesë (5) persona dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave. 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Ndalimet

-

3

-

1

-

1

-

-

5

Paraburgimet:

kërkesat - personat

-

-

1-1

-

-

-

-

1-1

2-2

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe dy (2) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për  caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” .


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Dhuna në familje”.


Shkarko raportin 24 orësh