Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë, 14 Prill 2024 – Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kryerjen e veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë |
Prokuroria Speciale |
Prishtinë |
Prizren |
Pejë |
Gjilan |
Gjakovë |
Mitrovicë |
Ferizaj |
Total: |
Aktakuzat personat |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
Ndalimet |
- |
6 |
1 |
1 |
- |
1 |
- |
4 |
13 |
Paraburgimet: kërkesat - personat |
- |
- |
- |
- |
1-4 |
- |
1-1 |
- |
2-5 |
Bastisjet |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
Sekuestrimet |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Kanosja”.
Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, për shkak të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore Gjilan
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar kundër katër (4) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Sulmi’’, ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.
Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Shkarko raportin 24 orësh