Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 21 Mars 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e nëntë (39) aktakuza kundër pesëdhjetë e nëntë (59) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për kryerjen e veprës penale, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së parburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

16-21

6-9

-

8-9

3-14

3-3

3-3

39-59

Ndalimet

-

2

-

-

1

-

-

1

4

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

-

-

-

-

1-1

-

2-4

3-5

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Vjedhja e rëndë”, “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Kontrabandimi i mallrave”

Aktakuzat:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve substancave psikotrope ose analoge”,

Dy ( 2) aktakuza  kundër tre (3) personave për veprën penale  “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën peanle “Tregtia e ndaluar”  .


Prokuroria Themelore Gjakovë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

 

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:

  • Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor,
  • Një (1) aktakuzë kundër dhjetë (10) personave për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor në bashkëkryerje” dhe “Sulmi”.

Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tre (3) aktakuza kundër personave tre(3)  personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Falsifikimi i parasë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm,  ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vjedhja e rëndë” .

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Shkarko raportin 24 orësh