Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 20 Mars 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë e nëntë (59) aktakuza kundër shtatëdhjetë e tre (73) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3)personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprës penale, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjete (16) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe janë ngritur ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashte (6)  personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

26-29

10-14

-

7-8

13-16

3-6

-

59-73

Ndalimet

-

1

-

-

-

1

1

4

7

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

1-1

1-1

-

-

-

1-1

-

3-3

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vjedhja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.


Prokuroria Themelore Prizren

            Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Ngacmimi” dhe “Mospërfillja e gjykatës” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Arratisja e personit të privuar nga liria’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar,  Prokuroria Themelore në Gjakovë - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza, kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Sulmi”.

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për vepër penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj në bashkëkryerje”.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Pesë (5) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepër penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepër penale “Kanosje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjate 24 orëve,  ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Organizmi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):

Është paraqitur kërkesë për paraburgim për një (1) person për veprat penale: “Kanosje“, “Lëndim i lehte trupor“ dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tri (3) aktakuza kundër personave (6)  personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (3)  personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë ”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2)  personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa. Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vjedhja e rëndë”.


Shkarko raportin 24 orësh