Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 19 Mars 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetë e nëntë (79) aktakuza kundër nëntëdhjetë e shtatë (97)  personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e katër (24) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprës penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh në dy raste të ndryshme dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

26-33

17-24

-

6-7

-

20-22

10-11

79-97

Ndalimet

-

3

1

-

-

1

2

-

7

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mashtrimi”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për veprën penale “Sulmi seksual”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi seksual”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Gjuetia e kundërligjshme”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Ngacmimi” dhe “Mospërfillja e gjykatës” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e katër (24) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyruesme doganore ose tarifave akcizore”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Gjilan

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit kujdestar,  ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosje” dhe “Lëndimi I lehtë trupor” dhe një (1) person tjetër të dyshuar në koëhzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave për veprat penale si në vijim:

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo demtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Shkarko raportin 24 orësh