Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 23 korrik 2023  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Ndalimet

-

1

2

3

-

-

-

-

6

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

-

2-2

-

-

-

-

-

2-2

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Prizren

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48, një (1) person të dyshuar për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”. Po ashtu, nga ky departament është ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”. Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale”Kanosja” dhe “Ngacmimi” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:

Prokuroria Themelore e Pejë, gjatë 24 orëve të fundit,  ka ndaluar tre  (3) persona të dyshuar për vepra penale.  Një (1) person i ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit nën dyshimin për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person i ndaluar për 48 orë për veprën penale “Vjedhje ” dhe një person i ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

           


Shkarko raportin 24 orësh