Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 22 korrik 2023  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetë e pesë (55) aktakuza kundër gjashtëdhjetë (60) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në  Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një  (1) person të dyshuar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprës penale, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi/sa, si dhe ka ngritur katër aktakuza (4) kundër katër (4) personave për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

24-27

-

4-6

12-12

4-4

3-3

8-8

55-60

Ndalimet

-

4

4

1

3

1

-

-

13

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

2-2

2-2

-

2-2

1-1

-

-

7-7

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shkaktimi i falimentimit”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona, në katër raste të ndara:

Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”, si dhe një (1) person për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Ngacmimi” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”. Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale”Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:

Prokuroria Themelore në  Pejë, ka ndaluar një  (1) person të dyshuar p
ër veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat :

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale "Vjedhje",

Një (1)aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale "Legalizim i përmbajtjes së  rreme ",

Një (1)aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale "Lëndim i lehtë trupor".


Prokuroria Themelore Gjilan

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona. Në njërin rast, dy (2) persona janë ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’, ndërsa në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për 24 orë, për shkak të veprës penale ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Pengimi i personit zytar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Gjakovë- Departamenti i përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhuna në familje” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepren penale ”Dhuna në familje” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:

Dy  (2) aktakuza për vepër penale “Dhuna në familje” kundër  dy (2) të pandehurve nga neni 248 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,

Një (1) aktakuzë për vepër penale “Kanosjekundër  një (1) të pandehuri nga neni 181 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ,

Një (1) aktakuzë për vepër penale ‘’Vjedhje’’ kundër  një (1) të pandehuri nga neni 313 par.1 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës .


Prokuroria Themelore Mitrovicë

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur ka ngritur tri  (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra penale të ndryshme.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Sulmi dhe Kanosja”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) kundër tetë (8) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.


Shkarko raportin 24 orësh