Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U.D. Kryeprokurori i Shtetit diskutoi me kryeprokurorët e prokurorive dhe prokurorët e ZKPSH-së për zbatimin e Ligjit të ri për Prokurorin e Shtetit

Prishtinë, 9 qershor 2023 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e radhës së kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit, në të cilin morën pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Gjatë këtij takimi u diskutua për zbatimin e Ligjit tw ri për Prokurorin e Shtetit. Me theks të veçantë u diskutua për ndryshimet e reja që janë përfshirë në këtë ligj, i cili tashmë është në fuqi dhe duhet aplikuar nga të gjithë kryeprokurorët dhe nga prokurorët e të gjitha niveleve të prokurorive të vendit. 

Po ashtu, gjatë këtij takimi u theksua nevoja e vazhdimit të zbatimit të praktikës së unifikuar në të gjitha prokuroritë  që do t’i ndihmonte prokurorët për tejkalimin e sfidave në zbatimin në mënyrë sa më profesionale të këtij ligji.