Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe U.D. Prokurorja Supreme e Shtetit të Malit të Zi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit

Podgoricë, 24 Nëntor 2022 - Prokuroritë e Shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë të avancojnë bashkëpunimin në të gjitha nivelet për të përmbushur nevojat e luftës efektive kundër të gjitha llojeve të krimit, kështu u dakorduan Ushtruesja e Detyrës së Prokurores Supreme të Shtetit të Malit të Zi, Maja Jovanović, dhe Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës, Besim Kelmendi, në takimin e përbashkët, i cili është mbajtur në Podgoricë.

“Jemi të vetëdijshëm për faktin që anëtarët e grupit kriminal bashkohen lehtësisht, se bota e tyre nuk njeh kufij dhe procedura burokratike. Pikërisht për këtë, për ne është veçanërisht e rëndësishme arritja e një bashkëpunimi direkt i cili do të mund të përshpejtonte veprimet konkrete të prokurorive të Malit të Zi dhe Kosovës”, tha U.D. Prokurorja Supreme e Shtetit, Maja Jovanoviq.

U.D. Kryeprokurori i Shtetit i Republikës së Kosovës, Besim Kelmendi, theksoi se përmirësimi i bashkëpunimit dhe veprimet e përbashkëta do të kontribuojnë njëkohësisht si në parandalimin ashtu edhe në luftimin e të gjitha llojeve të krimit, në radhë të parë të krimit të organizuar.

Bashkëbiseduesit konstatuan se bashkëpunimi i dakorduar në periudhën e ardhshme do të rezultojë në përshpejtimin e procedurave në çështje të veçanta.