Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

NGRIHET AKTAKUZË NDAJ SHTATË PERSONAVE PËR VEPRËN PENALE TË KRIMIT TË ORGANIZUAR

Prishtinë, 21 nëntor 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se sot, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - në Departamentin Special, kundër të pandehurve me inicialet F.U, A.R., F.M., E.M, A.M, E.D. dhe M.V, lidhur me rastin “Mulliri”, për kryerjen  e veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” nga neni 277, paragrafi 1 të KPRK-së lidhur me veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267, paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale “Kultivimi i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272, paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale konsideron se ka prova të mjaftueshme që e vërtetojnë se të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar dhe i strukturuar me hierarki në grup dhe me role të përcaktuara dhe se gjatë hetimeve janë siguruar dhe sekuestruar prova relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit i kanë kryer veprat penale me qëllim të  përfitimit material të kundërligjshëm, duke bërë kultivimin e bimës narkotike me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ku të pandehurit janë arrestuar në vendin e ngjarjes.