Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela mirëpret homologun e Kosovës, Besim Kelmendi, bashkëpunim për rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit

Tiranë, 17 nëntor 2022 - Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, mirëpriti ditën e sotme në një takim zyrtar homologun e tij kosovar, U.D. Kryeprokurorin e Shtetit, Besim Kelmendi dhe delegacionin që e shoqëronte.

Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit në të dyja shtetet. 

Të dy personalitetet vlerësuan se bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të intensifikohet në tëardhmen.