Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Jashari priti në takim hetuesit nga drejtoria për trafikim me qenie njerëzore

Ferizaj, 03 Mars 2022- Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, së bashku me prokuroren e Departamentit të Krimeve të Rënda, znj.Sebahate Sinani, njëherësh edhe kordinatore për rastet e trafikimit me qenie njerezore, kanë pritur sot në takim hetuesit nga Drejtoria për Trafikim me qenie njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth planeve operative në regjionin e Ferizajt për vitin 2022, sfidat dhe bashkëpunimi i ndërsjelltë.

Krejt në fund, të pranishmit u dakorduan që takimet e kësaj natyre të vazhdojnë të mbahen te rregullta çdo 3 muaj.