Arrestohet personi i cili ka qenë në arrati për rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj
Ferizaj, 24 Gusht 2021- Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D.K) i cili ka qenë në arrati dhe i njëjti është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).