Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Studentët e fakultetit Juridik vizituan Prokurorinë Themelore në Gjilan


Gjilan, 22 Korrik 2021– Studentët e fakultetit Juridik sot kanë vizituar Prokurorinë Themelore në Gjilan, vizitë kjo e organizuar nga ‘’Lëvizja FOL’’, në kuadër të projektit ‘’Sektori i Drejtësisë në Kosovë – i përgjegjshëm, i besueshëm dhe transparent’’, të cilët janë pritur nga kryeprokurori Arben Kadriu dhe administratorja Syzana Kërqeli.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte marrja e njohurive praktike dhe të drejtpërdrejta nga kjo prokurori.

Me këtë rast, kryeprokurori fillimisht e vlerësoi vizitën e studentëve, duke i njoftuar lidhur me organizimin, funksionin, efikasitetin dhe kompetencat e Prokurorisë Themelore në Gjilan, ku është diskutuar edhe rreth praktikave sa i përket zgjidhjes së lëndëve, që nga pranimi i kallëzimeve penale deri te marrja e vendimeve nga ana e prokurorëve.

Pas prezantimit nga kryeprokurori dhe administratorja, vazhdoi diskutimi i hapur me studentë, të cilët u interesuan për çështje të ndryshme penale.