Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë për krim të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe mbajtje në pronësi të armëve


Prishtinë, 07 maj 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurve me inicialet T. S, A. B, S. R, F.R  dhe A .Rr., për shkak të dyshimit se të njëjtit aktivisht morën pjesë  në veprimtari kriminale të grupit, për të kryer një apo më shumë vepra penale, duke e ditur se pjesëmarrja e tillë  do të kontribuoj në realizimin e veprimtarisë   kriminale. Të lartcekurit kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së, në lidhshmëri edhe me veprën “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike” nga neni 267 paragrafi  2  lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Gjithashtu, i akuzuari, A.B., ka mbajtur në pronësi dhe në kontroll, një armë gjahu, dy tytëshe dhe 32 fishekë të kalibrave të ndryshëm në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët e tilla të cilat janë konfiskuar nga Policia e Kosovës. Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi  1 të KPRK-së.