Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Menaxheri për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave priti në takim Ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu dhe zv. Ministren e Drejtësisë, znj. Nita Shala


Prishtinë, 7 maj 2021– Në kuadër të 10 vjetorit të implementimit të Konventës  së Këshillit të Evropës për parandalimin  dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në Familje e njohur si Konventa e Stambollit, Menaxheri për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, z. Basri Kastrati, ka pritur sot në vizitë Ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu dhe zv. Ministren e Drejtësisë, znj. Nita Shala, njëherit koordinatore kundër dhunës në familje.

Në këtë takim u diskutua në lidhje me rolin e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë viktimave e cila vepron në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të 
Shtetit,  përfaqësimin e viktimave e dhunës në Familje, vështirësitë në implementimin e mandatit dhe mundësitë për avancime të mëtejme profesionale në  mënyrë që trajtimi  i viktimave të dhunës në baza gjinore dhe dhunës në Familje të trajtohen me seriozitet sepse janë prioritet i organeve të drejtësisë.

Në fund të kësaj vizite, u dakorduan që takimet në nivel të grupit ndërministror të jenë të rregullta, pasi zyra e Kryeprokurorit të Shtetit  ka dy përfaqësues, një nga radhët e Prokurorisë dhe një nga ZMNV-ve, si dhe të ketë një koordinim më të mirë në trajtimin e rasteve të dhunës në Familje!