Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori i Shtetit dhe Shefi i EULEX-it diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit


Prishtinë, 27 prill 2021 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.  

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i çështjeve profesionale që ndërlidhen me fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, koordinimin dhe bashkëpunimin ndër-institucional, ndryshimet në legjislacionin penal, si dhe reformat në funksion të konsolidimit të institucioneve të drejtësisë, përkatësisht institucionit të Prokurorit të Shtetit. 
Po ashtu, pjesë e rëndësishme e këtij takimi ishte edhe diskutimi i përbashkët mbi gjetjet e draft raportit në lidhje me problemet dhe sfidat me të cilat përballen partnerët kosovarë të sundimit të ligjit gjatë periudhës se pandemisë, i cili do të publikohet në Maj.

Më këtë rast, Kryeprokurori Lumezi ka vlerësuar lartë rolin e misionit të EULEX-it në monitorimin e punës së institucioneve gjyqësore, me theks të veçantë të sistemit prokurorial, si dhe ka deklaruar se të gjeturat dhe rekomandimet e raportit të monitorimit do të adresohen dhe do të trajtohen me seriozitet nga ana e Prokurorit të Shtetit. 
Në anën tjetër, Shefi i Eulex-it Wigemark, shprehu gatishmërinë institucionale që të japin kontributin e tyre në procese të ndryshme që kanë për qëllim forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. 

Në fund, të dyja palët e kanë vlerësuar këtë takim mjaftë të dobishme dhe produktiv si dhe shprehen gatishmërinë e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. 

Me respekt, 
Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH