Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

REAGIM NGA PROKURORIA THEMELORE NË PRISHTINË


Prishtinë, 17 prill 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, reagon lidhur me lajmin e publikuar “Prokuroria nis hetime ndaj mediave që raportuan për procesin e sigurimit të vaksinave anti COVID”, nga portali “Kallxo.com”, duke ju njoftuar edhe njëherë se për këtë çështje është hapur rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 426 të KPRK-së dhe se veprimet hetimore do të ndërmerren ndaj personave zyrtarë, e jo ndaj mediave dhe gazetarëve, ashtu siç është raportuar nga portali në fjalë.