Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Arrestohet një person për krime lufte


Prishtinë, 31 mars 2021 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se është ndaluar një (1) person me inicialet M.A., për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, në shkelje të nenit 142 të Kodit Penal të ish RSFJ si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, po ashtu e dënueshme edhe me nenin 146 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale njofton se M.A. i nacionalitetit shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë, dyshohet se ka marr pjesë në masakrën e Izbicës, gjatë luftës në Kosovë.
I njëjti brenda afateve ligjore do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës paraprake.