Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Telegram ngushëllimi i Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, drejtuar familjes Fejza, me rastin e vdekjes së prokurorit të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ibrahim Fejza

 

Prishtinë, 23 mars 2021

 

E nderuara Familje Fejza,

 

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e papritur për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë të dashur, Ibrahim Fejza.

Me këtë rast, e nderuara familje, na lejoni të ndajmë dhimbjen me Ju, duke shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta për Ju, të afërmit, pastaj kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Prokurori i ndjerë, Ibrahim Fejza, do të mbetet përherë në kujtimet tona si shembull i dinjitet, përkushtimit dhe integritetit njerëzor dhe profesional në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.

 

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

 

Me respekt,

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial 

Jetish Maloku