Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Intensifikohet realizimi i aktiviteteve të përbashkëta të KPK-së me projektin britanik

Prishtinë, 22 mars 2021 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, së bashku me U.D. së Drejtorit të SKPK-së, Valdrin Krasniqi, priti në takim ekspertin e projektit britanik për fuqizimin e sistemit prokurorial në Kosovë, David Wells.

Me këtë rast, u diskutua intensifikimi i aktiviteteve dhe prioriteteve konkrete për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, i cili mbështet dhe ndihmon dukshëm fuqizimin e kapaciteteve të sistemit prokurorial të Kosovës.

Rrjedhimisht, Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, duke falënderuar ekspertin britanik për mbështetjen institucionale, ka thënë se mirëpret realizimin intensiv të aktiviteteve të përbashkëta, të cilat bëhen me qëllim të ngritjes së kapaciteteve administrative dhe profesionale të sistemit prokurorial të Kosovës.  

Kurse, eksperti britanik, David Wells, pohoi se synimi i këtij projekti është arritja e efikasitetit në proceset e punës dhe rezultateve të nevojshme, të cilat dalin në kuadër të reformës së administratës së sistemit prokurorial dhe hartimit të akteve nënligjore.

Bashkëbiseduesit, thanë në përfundim se takimet e tyre do të jenë të rregullta dhe në koordinim të afërt  lidhur me  veprimet vijuese, në mënyrë që zbatimi i projektit të jetë sa më funksional për sistemin prokurorial.