Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel miratoi Raportin financiar për vitin 2020

Prishtinë, 19 mars 2021 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesja Ariana Shajkovci, në përbërjen e të cilit janë edhe prokurorja Bedrije Syla-Alshiqi dhe prokurori Haki Geci, ka mbajtur dje takimin e radhës, në të cilin kanë marrë pjesë Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së, Valdrin Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë të Sekretariatit.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar tema, të cilat lidhen me fushveprimtarinë e këtij komisioni.

Në fillim është shqyrtuar Raporti financiar i KPK-së për vitin 2020 dhe pas diskutimeve u miratua nga anëtarët e komisionit.

Temë tjetër e këtij takimi ishte edhe shqyrtimi i një kërkese të Departamentit të Teknologjisë Informative  lidhur me nivelizimin e shtesave të punonjësve të këtij departamenti.

Në fund u prezantuan dhe u diskutua për projektet kapitale të sistemit prokurorial për vitin 2021.