Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Fjalimi i Ministrit të Drejtësisë në detyrë, Selim Selimi, me rastin e mbajtjes së Konferencës Vjetore të Prokurorëve (VIDEO)

Të nderuar prokuror unë jam i njoftuar me punën tuaj, i di sfidat me të cilat ju ballafaqoheni, dhe e di që ju jeni shtylla kryesore e mbrojtjes së Kosovës dhe e mbrojtjes së Sundimit të Ligjit.

Me ndryshimet e fundit në Procedurën Penale ju do të keni më shumë mundësi të i ndiqni të korruptuarit dhe do të keni më shumë mundësi që t’i ndiqni Krimet e Luftës.

Ne kemi bërë ndryshim edhe në sistemin e Vettingut, të cilin e kemi bërë bashkë me juve. Ky Vetting do të jetë për ta mbrojtur ndershmërinë e prokurorit dhe për ta mbrojtur prokurorinë.

Ne e kemi bërë edhe Rishikimin Funksional, një reformë e thellë në Sistemin e Drejtësisë, që prokurorisë do t’i jap forcë, pavarësi dhe punë.

Atë që kemi bërë më herët, rritjen e pagave për prokurorët ne do të vazhdojmë të punojmë që të keni kushte më të dinjitetshme.

Kemi mbajtur me ngulm të gravuar në të gjitha veprimet tona, Politika duart larg nga drejtësia.