Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Njoftim për media

Prishtinë, 18 tetor 2020 - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, nga data 19 gjer më 23 tetor 2020 do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Mbrojtja e viktimave të krimit, misioni ynë edhe gjatë pandemisë”.

Për shkak të rrethanave të shkaktuara nga Covid-19, Java do të hapet nesër në orën 10:00, me anë të fjalimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili do t’iu adresohet mediave përmes një videomesazhi, për të vazhduar me videomesazhet e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett dhe Ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi.

Po ashtu, të gjitha seminaret e Javës do të zhvillohen online me anë të platformës zoom.

Nga data 19 tetor gjer më 23 tetor 2020, sipas sesioneve, është paraparë që të diskutohet për këto tema:

- Dita e parë - 19 tetor 2020: ”Dhuna në familje dhe veprimet e institucioneve për trajtimin e saj gjatë pandemisë”;

Dita e dytë - 20 tetor 2020: “Abuzimi i fëmijëve dhe sulmet seksuale: Nevoja për trajtimin me prioritet të rasteve të abuzimeve seksuale”;

Dita e tretë - 21 tetor 2020: “Qasja e përgjithshme ndaj viktimave në kohën e pandemisë”;

Dita e katërt - 22 tetor 2020: “Trafikimi i qenieve njerëzore, koordinatorët e caktuar dhe vështirësitë në identifikimin, hetimin dhe ndjekjen e rasteve” dhe

Dita e pestë - 23 tetor 2020: “Kompensimi i viktimave të krimit: Risitë në fushën e kompensimit të viktimave të krimit”.

Folës dhe pjesëmarrës në seminaret e “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit” do të jenë përgjegjësit e institucioneve përkatëse dhe partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë.