Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Sqarim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 16 qershor 2020 – Sqarim lidhur me lajmin me titull: “Infektimi me Covid-19, i zyrtarit të teknologjisë informative bëhet shkak për anulimin e seancave të rastit “Veteranët”,  Prokuroria Speciale njofton se:

Zyrtari i TI-së të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili ka qenë i paracaktuar të ofroj asistencën e tij në seancën e datës 17.06.2020 dhe datës 18.06.2020, është në pritje të udhëzimeve të IKSHP-së për veprime të mëtejme, si pasoj e kontakteve të mundshme me rastin pozitiv me COVID 19, të konfirmuar në Sekretariatin e KPK-së. 

Gjithashtu, sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës, anulimi i kësaj seance është bërë edhe për shkak të kushteve dhe hapësirës së vogël në sallën ku është planifikuar të mbahej seanca, si dhe numrin e madh të pjesëmarrësve në seancën e cekur.