Kryeprokurori Jashari priti në takim përfaqësuesit e projektit SMIL
Ferizaj, 11 Qershor 2020- Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka mbajtur takim me udhëheqësin e Departamentit të Teknologjisë në Këshillin Prokurorial të Kosovës, z Nexhat Haziri, Drejtorin e Policisë Rajonale në Ferizaj, shefat e Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj, anëtarët dhe trajnerët e projektit të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL).
Gjatë këtij takimi, u diskutua rreth bashkëpunimit mes policisë dhe prokurorisë lidhur me implementimin e programit SMIL dhe mënyrën e delegimit të lëndëve përmes këtij sistemi.
Gjithashtu, u diskutua edhe lidhur me ndryshimet evntuale në sistem si dhe rreth barazimit të numrit të rasteve, me qëllim që numri i tyre të jetë i njëjtë në polici dhe prokurori.
Ndërsa, Kryeprokurori Jashari, në fund të takimit, falënderoi të pranishmit për kontributin e tyre dhe ka ofruar mbështetje edhe më tutje, pasi që përmes këtij projekti do të rritet efikasiteti i punës dhe puna manuale do të zëvendësohet përmes sistemit elektronik.