Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

SQARIM PËR MEDIA

Prishtinë, 25 shkurt 2020 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, sqaron opinionin se në emisionin “Udhëve”, të publikuar më 14.02.2020, me titull “Pedofilët në liri”, janë përmendur dy raste ndaj personave me inicialet K.A., dhe V.K., për të cilat kjo prokurori i ka trajtuar.

Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar dy kallëzime penale ndaj personit me inicialet K.A., në drejtim të veprave penale “Trafikimi me njerëz”, nga neni 171 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”, nga neni 235 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurori i rastit i Departamenti për të Mitur, ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastet në fjalë. Sa i përket rastit në drejtim të veprës penale “Trafikimi me njerëz”, prokurori i çështjes, më 15.08.2018, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj personit me inicialet K.A., në të njëjtën ditë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po ashtu, më 15.08.2018, gjykata ka vendosur t’i shqiptoj masën e ndalimit për të iu afruar vendit apo personit të caktuar. Më 10.01.2019, prokurori i rastit, në mungesë të provave, ndaj të njëjtit ka pushuar hetimet, pasi që në rastin konkret nuk qëndrojnë elemente esenciale të kësaj vepre penale.
Ndërsa, për veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”, prokurori i rastit, më 27.06.2019, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të njëjtit, si dhe në të njëjtën ditë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Më 27.06.2019, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur që t’i shqiptoj masën e arrestit shtëpiak personit në fjalë. Më 03.09.2019, prokurori i rastit ka ngritur aktakuzë ndaj të njëjtit, në drejtim të veprës penale të lartcekur, me ç’ rast e ka proceduar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për trajtim të mëtejmë, mirëpo gjykata ende nuk ka caktuar seancën fillestare.



Me respekt,
Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH
Prokuroria Themelore Prishtinë