Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komunikatë për media

Gjakovë, 4 maj 2020 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik se pas raportimit në portalin “Reporteri.net”, lidhur me artikullin “Spitali i Gjakovës refuzon ta trajtojë të moshuarën me kancer të fytyrës, ankesat e familjes i konsiderojnë shantazh”, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, menjëherë ka lëshuar urdhër për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore në lidhje me këtë rast.

Me respekt,

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH

Prokuroria Themelore Gjakovë